​Sot në Kosovë arrijnë edhe 38 mijë e 400 vaksina antiCOVID-19

- in Shëndetësi

Në Kosovë sot do të arrijnë edhe 38 mijë e 400 vaksina kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se këto vaksina do t’i pranojnë nga COVAX.

“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, shkruhej në njoftimin e MSh-së.

Ndërsa ditët e para të prillit Kosova ka pranuar 4 mijë e 680 doza të vaksinave BionTech/Pfizer, nga 95.000 që janë parashikuar./KP