​Sllovenia forcon regjimin e hyrjes në vend për shkak të COVID19 – këto janë rregullat e reja

- in Rajoni dhe Bota

Për shkak të rrezikut të futjes së varianteve të reja të koronavirusit, Sllovenia do të kryejë mbikëqyrje të intensifikuar dhe do të forcojë kushtet për të hyrë në vend në kufirin me Italinë, Austrinë dhe Hungarinë nga e hëna.

Gjithashtu, nga e hëna, 15 mars, të gjithë ata që hyjnë në Slloveni si punëtorë migrantë të përditshëm ose të përjavshëm do të duhet të tregojnë një test negativ për koronavirus, jo më i vjetër se shtatë ditë, gjë që nuk u është dashur të bëjnë deri më tani, dhe janë liruar nga karantinë e detyrueshme.

Njerëzit të cilët herë pas here kalojnë kufirin për t’u kujdesur për njerëzit, të huajt që kanë pronë në Slloveni dhe njerëzit që hyjnë për arsimim gjithashtu do të duhet të bëjnë një test negativ për koronavirus. Fëmijët deri në moshën 13-vjeç përjashtohen nga rasti i fundit, por ata që i drejtojnë ata duhet të kenë një test negativ.

Të gjitha këto kategori deri më tani janë përjashtuar nga karantina ose testimi i detyrueshëm javor. Më 13 shkurt, Qeveria sllovene kishte vendosur që përjashtime të tilla nuk ishin më të vlefshme dhe se ato duhej të testoheshin, por u hoqën ditën tjetër.

Hyrja në Slloveni nga Austria nga e hëna do të jetë e mundur përmes katër pikave kryesore kufitare që do të jenë të hapura 24 orë në ditë, dhe pjesa tjetër do të punojë me kohë të pjesshme, tha ministri i Brendshëm slloven Ales Hojs në një konferencë për shtyp në Lubjanë të enjten.

Ai shtoi se popullsia në zonën kufitare do të mbajë mundësinë për të përdorur të ashtuquajturat të tjera pikat e hyrjes pasi që Sllovenia dhe Austria janë pjesë e zonës së përbashkët Shengen pa kontrolle kufitare.

“Në pikat e kontrollit me Italinë, Austrinë dhe Hungarinë, policia sllovene do të kryejë gjithashtu mbikëqyrje të intensifikuar në pikat e kontrollit nga e hëna”, tha Hojs/KosovaPress