​Slloveni: Numri i testeve false PCR është rritur që nga janari

- in Rajoni dhe Bota

Administrata e Përgjithshme e Policisë sllovene njoftoi sot se policia kufitare zbulon dhjetëra teste të falsifikuara PCR për virusin korona çdo ditë, të cilat udhëtarët i përdorin për të shmangur karantinën kur hyjnë në Slloveni.

Në janar, policia sllovene zbuloi një numër në rritje të testeve PCR në kufirin me Kroacinë, të kryera kryesisht nga udhëtarët nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Edhe pse numri i sllovenëve të kapur me një provë false PCR nuk është i madh, fundjavën e kaluar 15 qytetarë u kapën duke u përpjekur të hynin në vend në kufirin me Kroacinë Dragoinja.

Në shumicën e rasteve, dokumente false ishin zbuluar, pasi policia kontrolloi vërtetësinë e tyre në institucione të tjera.

Falsifikimi i testeve përbën krim në Slloveni dhe parashihet burg deri në tri vjet, raporton agjencia e lajmeve STA./KosovaPress