Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka kaluar me sukses testin miqësor kundër Lituanisë duke triumfuar me rezultat të thellë 4:0 në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin ” Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dominimi i Kosovës filloi që nga minuta e parë e takimit, por goli i parë erdhi pas 27 minutave lojë nga Arbër Zeneli dhe me këtë rezultat të dyja kombëtaret e futbollit shkuan në pushim.
Pjesa e dytë filloi furishëm për Kosovën dhe si rezultat i dominimit total u realizuan edhe tre gola .
Vedat Muriqi, Arbër Zeneli me golin e dytë personal si dhe Besart Halimi ia siguruan Kosovës një fitore 4:0, e cila ka mund të jetë edhe më e thellë sikur ‘dardanët’ të kishin më tepër fat.
Të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Challandes kështu dhanë një sinjal pozitiv para ndeshjes kundër Suedisë më 28 mars, po ashtu në ” Fadil Vokrri”./KP