​Shtëpia e Bardhë: Biden nuk pendohet që e quajti Putinin vrasës

- in Rajoni dhe Bota

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sot se presidenti i SHBA-së Joseph Biden nuk u pendua që e quajti homologun e tij rus Vladimir Putin një vrasës.

“Presidenti iu përgjigj pyetjes direkte,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Në një intervistë të mërkurën, presidenti i SHBA-së Joseph Biden deklaroi se ai beson se presidenti rus Vladimir Putin është një vrasës dhe tha se Moska zyrtare do të paguajë për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA-së.

Biden ka bërë të ditur se një gjë të tillë e kishte thënë në një intervistë për “ABC News”, pasi nikoqiri i kërkoi të komentonte mbi hetimin federal në sulmet kibernetike në lidhje me Rusinë dhe raportin e inteligjencës që lidh Kremlinin e Moskës me ndërhyrjen në internet në zgjedhjet presidenciale të SHBA më 2020. Rusia mohon akuza të tilla.

Komentet e Biden provokuan me një përgjigje të Kremlinit, i cili u përgjigj duke tërhequr ambasadorin rus nga Shtetet e Bashkuara./KP