​Shqiptohen 575 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

- in Lajme

Policia po vazhdon që t’i gjobisë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Vetëm brenda 24 orëve policia ka shqiptuar 575 gjoba ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Ndërkohë që të mërkurën kanë hyrë në fuqi masat e reja, ku njëra nga to është edhe mbyllja totale e gastronomisë për 12 ditë. /KP