Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore minimale 1:0 në udhëtim kundër Androrrës, me golin e vetëm në ndeshje të Ermir Lenjanit.
Lenjani e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, me golin e tij në minutën e 41’, gol ky i cili doli të ishte vendimtar për tre pikë të rëndësishme të Shqipërisë, përcjell KosovaPress.
Shqipëria gjendet në Grupin I, me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon. Pas ndeshjeve të sotme, “Kuq e Zinjtë” pozicionohen të dytit në tabelë, me pikë të njëjta sa ka edhe Anglia në vend të parë, dhe dy pikë më shumë se Polonia dhe Hungaria.
Andorra 0 – 1 Shqipëria /KP