​Shkurorëzimi historik në Kinë: Ish-burri nuk e priste një vendim të tillë

- in Lifestyle

Burri kinez duhet të paguajë ish-gruan e tij pothuajse tetë mijë dollarë për vite të kujdesit të papaguar në shtëpi, në një proces gjyqësor historik divorci që shkaktoi një debat të nxehtë në Kinë.

Sipas ligjit të ri civil, i cili hyri në fuqi këtë vit, ish-bashkëshortët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për herë të parë nëse kanë më shumë përgjegjësi në shtëpi në jetën e tyre të përbashkët, shkruan Hina.

Ish-gruaja e Wang-ut i tha një gjykate në Pekin se për pesë vjet martesë, ajo “kujdesej për fëmijën dhe bënte punët, ndërsa (burri i saj i atëhershëm) Chen nuk u interesonte ose merrte pjesë në punët e shtëpisë dhe shkonte vetëm për të punuar”.

Ajo bëri kërkesë për kompensim shtesë për punët e shtëpisë dhe kujdesin për fëmijët, sipas një raporti gjyqësor të 4 shkurtit. Gjykata vendosi që Wang kishte marrë vërtet më shumë punë shtëpiake dhe asaj duhet t’i paguhej 50,000 juanë (7,700 dollarë), duke pasur parasysh kujdestarinë e fëmijës dhe 2,000 juanë ushqim në muaj.

Wang fillimisht kërkoi 160,000 juanë, dhe pas titujve të mediave lokale rreth çështjes, filloi një debat në internet për vlerën e punës së papaguar të grave në shtëpi. Hashtagu “amvisja mori 50,000 juanë për punët e shtëpisë” kishte më shumë se 570 milionë shikime në Weib, një platformë e ngjashme me Twitter, deri të mërkurën.

“Gratë nuk duhet të jenë kurrë amvise … kur divorcoheni, nuk do të mbeteni më asgjë. 50,000 juanë për punët e shtëpisë janë të pakuptimta,” tha një komentues./KosovaPress