Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar me deklarata se tre deputetët e LDK-së, që janë Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj që po bllokojnë zgjedhjen e presidentit.
Rugova pyet pse askush nuk po nga partia në pushtet, këtë rast Vetëvendosje nuk po ka guxim që të merret me deputetët e PDK-së dhe AAK-së që po mungojnë në seancën për presidentin.
Për çka Rugova thotë se është përgjegjësi e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së t’i mbrojë deputetët e kësaj partie.
“Patjetër që duhet siguruar kuorumin në seancën për zgjedhjen e Presidentit, kjo gjë është obligim kushtetues por edhe politik, por nuk guxojmë të sillemi sikur Kuvendi i ka vetëm 82 deputetë dhe faji për dështim qenka i tre deputetëve nga LDK-ja. Ku janë deputetët e tjerë? Apo askush nga partia në pushtet nuk ka guxim të merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancë? Lumir, si kryetar i LDK-së, është përgjegjësi e jotja që të mbrosh deputetët e tu sepse kështu e mbron edhe LDK-në”, ka shkruar ai. /KP