Pak më shumë infeksione të reja, me më pak teste se dje, u regjistruan në 24 orët e fundit në Itali, me 13.762 të infektuar të ri dhe 347 njerëz vdiqën.
Janë kryer 288.458 teste (dje 294.411), dhe indeksi i rasteve pozitive është 4.8 (dje 4.1 për qind). Aktualisht, 384.501 njerëz janë pozitivë, që është 4.363 më pak se dje. Deri më tani, gjithsej 94.887 njerëz kanë vdekur. Lombardia (+2.540) ka infeksionet më të reja, pasuar nga Campania (+1.573), Emilia-Romagna (+1.565), Venecia (+1,042) dhe Lazio (+1.025).
Numri i rasteve aktuale pozitivë është në rënie, nga të cilat tani janë gjithsej 384.501, prej tyre 364.493 pacientë janë në vetë-izolim në shtëpi./KosovaPress