​Rrihen mes vete 6 persona në Fushë Kosovë

- in Lajme

Policia njofton se në parkingun e një autolarje në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje ndërmjet 6 personave, ka ndodhur një përleshje fizike ku disa prej të dyshuarve kanë përdorur mjete të forta (shufra metali) dhe si pasojë e rrahjes, tre prej te dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Dy të lënduarit janë liruar nga tretmani mjekësor, ndërsa njëri prej të lënduarve ende është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të gjithë te dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt’, thuhet në njoftimin e Policisë./KP