​Rrëmbehet një vajzë në Istog

- in Lajme

Një vajzë është rrëmbyer nga dy persona me një veturë me targa kosovare.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku ka njoftuar se Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KosovaPress