​Rrëfimi tronditës i këngëtares së njohur: Kam pasur tri goditje në tru dhe një sulm në zemër

- in ShowBiz

Demi Lovato zbuloi për emisionin dokumentar “Dancing With The Devil”, i cili do të shfaqet premierë më 23 mars, atë që i ndodhi pasi ajo kishte përdorur mbi dozë në vitin 2018.

“Kam pasur tri sulme në tru, kam pësuar sulm në zemër. Atëherë mjekët thanë se më kishin mbetur pesë deri në 10 minuta për të jetuar “, tha Lovato (28) në një dokumentar në të cilin shoqja e saj thotë:” A po flasim për atë **? A po flasim për këtë? ”

Demi Lovato në serinë e dokumentarëve e krahason veten me një mace pasi ajo ka mbijetuar shumë herë, dhe dihet që kjo lloj kafshe thuhet se ‘ka nëntë jetë’.

“E dini, unë jam duke jetuar jetën time të nëntë. Jam gati të bëj atë që dua përsëri, dhe kjo është muzika”, tha Lovato.

Për pasojat e asaj që përjetoi, ajo tha: “Unë kam dëmtim të trurit dhe sot po luftoj me pasojat. Unë nuk mund të ngas një makinë sepse kam pika të vdekura në shikim”. Ajo shtoi se e kishte të vështirë të lexonte për një kohë të gjatë.

“Ishte me të vërtetë një gjë e mrekullueshme kur arrita të lexoj librin, të themi, dy muaj më vonë pasi shikimi im ishte shumë i paqartë”, theksoi ajo.

“Kam kaluar një vijë që nuk e kisha kaluar më parë”, komentoi ajo duke marrë një mbidozë të narkotikëve.

Në serialin për Demi Lovato dhe përpjekjet e saj për të luftuar “demonët”, flasin miqtë e saj Christina Aguilera dhe Elton John.

Regjisori Michael D. Ratner tha se xhirimet e dokumentarit filluan në vitin 2018 gjatë turneut botëror të Demi Lovato “Lovato’s Tell Me You Love” i cili përfundoi në korrik të atij viti.

Demi u transportua në një spital në Los Anxhelos më 24 korrik, para një koncerti në Nju Xhersi, për shkak të mbidozës. Departamenti i Zjarrit i Los Anxhelosit konfirmoi për revistën “Rolling Stone” se iu përgjigj një thirrje urgjente nga shtëpia e këngëtares./KosovaPress