Kanë kaluar 16 vjet që nga hera e fundit kur sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve.
Në vitin 2005, 20-vjeçari i atëhershëm nuk shënoi në fazat e nokautit për Manchester United, të cilët u eliminuan nga Milani.
Që atëherë, 36-vjeçari nuk kishte dalë kurrë nga Liga e Kampionëve pa shënuar në fazat e 1/16, deri të martën kur u eliminuan nga Porto, përcjellë KosovaPress.
Ishte Federico Chiesa ai që shënoi tre gola në të dyja përballjet, ndërsa ylli portugez nuk bindi dhe ishte gjithashtu fajtor kur ia ktheu kurrizin topit kur Sergio Oliveira shënoi golin vendimtar nga një goditje e lirë.
Që kur Ronaldo arriti në Juventus, ai kishte shënuar pesë herë në fazat e eliminimit direkt, me tre gola kundër Atletico Madridit dhe dy kundër Ajaxit në edicionin 2018-19, para se të shënonte dy herë kundër Lyonit në mandatin e kaluar./KosovaPress