​Ronaldo shpëton Juventusin nga humbja

- in Sport

Dy golat e portugezit në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes ia siguruan tri pikët e vlefshme “Zonjës së Vjetër”.

Gjiganti italian ka shënuar fitore si mysafir kundër Udinese me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.

Rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi Molina në minutën e 10’, ku shënoi për të kaluar vendësit në epërsi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat në favor të Udineses, ndërsa në pjesën e dytë, Juventusi shpëtoi nga humbja, përmes dy golave të shënuar nga Cristiano Ronaldos, në minutat 83 dhe 89.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në pozitën e tretë në tabelë, me 69 pikë, po aq sa edhe Atalanta në vendin e dytë, dhe Milan në vendin e katërt./KP