Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo shpreson që ndeshja kundër FC Portos të jetë fillimi i një ecjeje të gjatë deri në finale të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi portugez kthehet në atdheun e tij kur Juventusi përballet me Porton në fazën e parë të eliminimit direkt nga Champions League.
Përpara përplasjes në fazën 1/16 të kësaj gare, Ronaldo tha se ai e respekton kundërshtarin por synon të fitojë në “Estadio Do Dragao”, përcjell KosovaPress.
“Nesër kemi një lojë shumë të rëndësishme kundër një ekipi shumë të fortë,” shkroi Ronaldo në Twitter.
“Unë vetëm mund të shpresoj se ky mund të jetë fillimi i ecjes së gjatë që duam të bëjmë deri në finale.”
“Respekt për kundërshtarin, ambicie për fitore dhe 100 përqind të përqëndruar në objektivat tona. Forca djema! “, ka shkruar ylli portugez në fund./KosovaPress