Hansi Flick ka vendosur të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit, raporton gazetari Fabrizio Romano.
“Flick sapo ka njoftuar vendimin e tij zyrtar, i komunikuar gjithashtu bordit dhe lojtarëve sot. Ai po largohet nga Bayerni pasi fitoi të gjithë titujt në sezonin e kaluar.”, ka thënë Romano.
Pas njoftimit zyrtar, Hansi Flick tani pritet të bëhet trajneri i ri i Kombëtares Gjermane pas Euro 2020, kur Joachim Löë do të largohet nga ky post, përcjell KosovaPress.
Julian Nagelsmann do të jetë shënjestra kryesore si menaxher i ri i Bayernit, por nuk do të jetë një negociatë e lehtë me RB Leipzig. Asnjë klauzolë lirimi nuk është përfshirë në kontratën e tij.
Priten zhvillime të reja në vazhdim/KP