Sot, 11.837 raste të reja të COVID-19 u regjistruan në Turqi, e cila, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, është numri më i madh i njerëzve të infektuar në një ditë që nga 7 janari.
Në total, më shumë se 2.7 milionë njerëz janë infektuar deri më tani në vend, shkruan Guardian.
Sipas të dhënave më të fundit, 68 pacientë të tjerë vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të koronavirusit në 28.706.
Natën e kaluar, presidenti Recep Tayyip Erdogan lehtësoi disa nga masat kufizuese dhe hoqi bllokimin fundjavave në ato qytete ku rreziku i përhapjes së virusit u zvogëlua.
Në zonat me rrezik të lartë, bllokimi është ende në fuqi, por vetëm të dielën./KosovaPress