​Real Sociedad fiton trofeun e parë pas 34 vjetësh

- in Sport

Futbollistët e Real Sociedad janë fituesit e Kupës së Mbretit Spanjoll për sezonin 2019/20.

Në finalen e madhe, ata mundën fqinjët e tyre nga vendi bask, Athletic Bilbao, me rezultat 1:0.

Goli i vetëm u shënua nga Mikel Ojarsabal në minutën e 63-të nga pika e bardhë.

Ndeshja, e cila ishte dashur të luhej vitin e kaluar, por u shty për shkak të koronavirusit, nuk ishte veçanërisht interesante.

Ky është trofeu i tretë i Sociedad në Kupën e Mbretit, pas vitit 1909 dhe 1987./KP