​Real Madridi lëshon njoftim zyrtar për Fede Valverden

- in Sport

Real Madridi ka bërë të ditur përmes një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare se mesfushori Fede Valverde është vet-izoluar për shkak se ka qenë në kontakt direkt më një person të infektuar me virusin Covid-19.

Si rezultat i kësaj Valverde nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane për ndeshjen me Getafen e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 21;00, përcjell KosovaPress.

“Real Madrid C. F informon se lojtari ynë Fede Valverde ka qenë në izolim që dje, të Shtunën 17 Prill, pasi ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për Covid-19, megjithëse lojtari ka rezultuar negativ në të gjitha testet që ai i është nënshtruar. Fede Valverde nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Getafe C. F. Sot.”, thuhet në njoftimin e klubit madieln./KP