​Real Madrid është i interesuar për yllin e RB Leipzig

- in Sport

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka shprehur interesim në mesfushorin e RB Leipzig Dani Olmo, raporton “OkDario”.

“Galaktikët” dëshirojnë të transferojnë 22-vjeçarin si zëvendësim të Lucas Vazquez-it, i cili pritet të largohet nga madrilenët këtë verë, përcjell KosovaPress.

Olmo, i cili e filloi karrierën e tij tek akademia “La Masia” e Barcelonës, ka regjistruar dy gola në 20 paraqitje për skuadrën e RB Leipzig në Bundesliga./KosovaPress