Yjet shqiptarë të futbollit kanë bërë paraqitje të mira në ekipet e tyre këtë të diel derisa po vazhdon rrjedha e kampionateve nëpër vendet evropiane.
Milot Rashica u shënua në listën e golashënuesve në ndeshjen ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Werder Bremenit. Ky në fakt ishte goli i parë në këtë ndeshje por më pas Dortmundi përmbysi rezultatin për të arkëtuar tre pikë të reja, përcjell KosovaPress.
Nga ana tjetër në Serie-A ishte mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë Ardian Ismajli ai i cili shënoi gol për skuadrën e tij Spezian në ballafaqim me Bolonjan edhe pse vendasit fituan me rezultat të thellë 4-1.
Në Superligën e Zbvicrës, Edon Zhegrova asistoi për Pajtim Kasamin në fitoren e Baselit kundër Servettes.
Goli i Kasamit ishte i dyti në këtë takim./KP