​Raporti: Piloti përgjegjës për rrëzimin e helikopterit të Kobe Bryant

- in Sport

Shkaku i rrëzimit të helikopterit në janar 2020, në të cilin humbën jeta Kobe Bryant, vajza e tij dhe shtatë persona të tjerë, është vendimi i pilotit për të fluturuar në re, megjithëse është i ndaluar me ligj.

Raporti zyrtar mbi rrëzimin e helikopterit në më shumë se 600 faqe, thekson se piloti Ara Zobajan ndoshta përjetoi çorientim hapësinor, për këtë arsye ai besoi se avioni po ngjitej, edhe pse në të vërtetë po zbriste, raporton AP.

Është konfirmuar se nuk kishte dështime mekanike në helikopter/KosovaPress