Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e projekt-rezolutës për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.
Presidenti shkruan më tej se e ardhmja e Shqipërisë në BE kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.
“Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes evropiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184! Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar”, shkruan Meta./KosovaPress