​Ramush Haradinaj: Zemra jonë sonte është në Prishtinë dhe Tiranë

- in Lajme

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj deklaroi sot se zemrat e shqiptarëve janë në Prishtinë dhe Tiranë, duke iu referuar kështu ndeshjeve të sotme të kombëtares kosovare dhe asaj shqiptare në kualifikimet për botërorin “Katari 2022”.

“Forca Kosovë, Forca Shqipëri! Zemra jonë sonte është në Prishtinë dhe Tiranë. Gjithmonë me Ju! RH”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Aktualisht Shqipëria është duke luajtur kundër Anglisë në “Air Albania”, ndërsa Kosova nga ora 20:45 pret Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”./KP