Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në Facebook foto nga pritja e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe takimet me liderët e Ballkanit Perëndimor sonte në Bruksel.
“Sot në Bruksel”, ka shkruara Rama krahas fotografive me pjesëmarrësit e takimit në Bruksel.
Kryediplomati evropian Josep Borrell ka pritur sonte në darkë pune gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë Edi Rama.
Borrell ka thënë se bëhet fjalë për një mbledhje formale, ku mund të diskutojmë formalisht lidhur me tema strategjike dhe sfiduese për Evropën dhe regjionin e Ballkanit./KP