Në qendrën e votimit në Surrell, votoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë me bashkëshorten e tij.
Rama pasi ushtroi të drejtë për të votuar tha në këtë ditë të mos ushqehet ndenja negative ndaj askujt sepse siç tha ai jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe.
Rama i cili nga votuesit shqiptar po kërkon mandatin e tretë për të qeverisur ftoi të gjithë të dalin të votojnë duke thënë ‘secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuaj vetë me votën’.
Rama: Zbrisni në fushë, gjuajeni penaltinë tuaj dhe le të fitoj më i miri
“Sot është një ditë shumë e bukur një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjejnë negative ndaj askujt që me votën e vetë të shpreh një opinion tjetër mos të harrojmë sot dhe asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe se nga ana tjetër askush mos të harroj se demokracia është sport paslojator dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuaj vetë me votën kështu që zbrisni në fushë gjuajeni penaltinë tuaj dhe në fund fitoftë më i miri”, tha Rama.
Me të drejtë vote në Shqipëri janë 3,588,869 persona, ata do kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në katër vitet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë.
Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76% ose 732 janë kandidate femra./KP