​Rama nga Brukseli: Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë

- in Rajoni dhe Bota

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka cilësuar ditën e sotme në Bruksel mjaft produktive dhe me vlerësime pozitive për vendin.

Duke postuar disa foto me takimet e zhvilluara në Bruksel, Rama shkruan se ishin pozitive ku pati bashkëbisedime të drejtpërdrejta me ta.

“Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”, shkruan Rama./Tch/KosovaPress