​Qytetarja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur

- in Lajme

Një 34 vjeçare nga Ferizaj me inicialet F.R, në afërsi të shkollës fillore dhe të mesme të ulët ‘’Gjon Serreqi’’, në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe një dokumente të humbura.

Sipas policisë, portofoli i përkiste një vajze me inicialet E.G, 28 vjeçe.

“Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 213 euro, letërnjoftimi i RKS-së dhe një dokument tjetër). Me këtë rast, drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren F.R, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim./KP