​Qeveria e re pritet të formohet pasdite

- in Lajme

Krahas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, gjatë pasdites sotme pritet të formohet edhe qeveria e re.

KosovaPress mëson se posa të merr detyrën si kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, njëherësh të bëhet edhe ushtrues detyre i presidentit do ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër të vendit.

Ky bashkë me kabinetin e tij qeveritar do të tentojë ta marrë votat e nevojshme në Kuvend dhe të betohet para të zgjedhurve të popullit./E.Zeqiri/KP