Sindikata e punëtorëve të Aeroportit të Ndërkombëtar të Prishtinës ka protestuar më 1 Maj, në Ditën e punëtorëve.
Përmes një marshimi deri tek Qeveria e Kosovës, punëtorët kërkuan një trajtim më të dinjitetshëm.
Me pankarta “Ne nuk jemi rob, jemi punëtorë”, “Stop Diskriminimit” u kërkua edhe ngritja e pagës minimale.
Kryetari i kësaj sindikate, Bashkim Latifi tha se punëtorët e sektorit privat janë në situatë të rëndë./KP