Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti është rikuperuar nga një dëmtim i kofshës dhe është në dispozicion për tu përballur me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Gjigandët francezë kanë tre italianë në skuadër përpara ndeshjes së madhe kundër “Blaugranëve” nesër, me Moise Kean, Alessandro Florenzi dhe Verratti në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino.
Neymar dhe Angel di Maria nuk janë në mesin e 22 lojtarëve të thirrur për ndeshjen e fazës 1/16 të kësaj gare, përcjell KosovaPress.
Kjo është skuadra e plotë e Paris-Saint-Germain për ballafaqimin me Barcelonën:
PSG: Bakker, Diallo, Draxler, Florenzi, Gueye, Herrera, Icardi, Kean, Kehrer, Kimpembe, Kurzaëa, Letellier, Marquinhos, Mbappe, Michute, Navas, Paredes, Pereira, Rafinha, Rico, Sarabia, Verratti/KosovaPess