​PSD: Punëtorët në sektorin e shitjes me pakicë më të shtypurit

- in Lajme

Partia Socialdemokrate përmes një aktiviteti ka shënuar 1 majin ditën e punëtorëve.

Duke listuar pesë supermarkete më të mëdha në Kosovë, socialdemokratët po vlerësojnë se punëtorët në sektorin e shitjes me pakicë janë më të shtypurit.

Pasi e vendosën një baner gjigand me emrin e këtyre supermarketeve, Nol Nushi nga PSD kërkoi nga qeveria Kurti përfshirjen e këtyre në punëtorë esencialë./KP