Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës po protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar shtesat për të cilat thonë se i meritojnë.
Të njëjtit thonë se Shërbimi Korrektues është në vijën e parë të luftës me pandeminë dhe i plotëson të gjitha kriteret ligjore për trajtim ligjor për shtesat sipas Ligjit anti-COVID.
Ata thonë se kërkesën për shtesa iu kanë dërguar që kur hyri në fuqi Ligji anti-COVID dhe se kanë marrë premtime se do të trajtohen njëjtë sikurse Policia e Kosovës.
Mirëpo, sipas tij, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim për të ekzekutuar shtesat dhe kështu janë detyruar të dalin në protestë.
Ndërkohë, një grup i protestuesve janë ftuar në takim nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe aktualisht takimi po mbahet në hapësirat e Qeverisë së Kosovës./KosovaPress