​Prishtina dhe Prishtina 01 në finale të turneut “Adem Jashari” në futsall

- in Sport

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve po mbahet turniri “Adem Jashari” në futsall për nder të Epopesë së UÇK-së nën patronatin e FFK-së.

Në këtë turne po marrin pjesë katër skuadra që janë: Prishtina, Prishtina 01, Drenica dhe Peja.

Në gjysmëfinalen e parë Prishtina e mposhti Drenicën me rezultat 3-2 dhe kaloi në finale, kurse gjysmëfinalen e dytë ndërmjet Prishtina 01 dhe Pejës e fitoi skuadra nga kryeqyteti me rezultat 5-4

Finalja ndërmjet Prishtinës dhe Prishtina 01 do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Sumuesi i Prishtinës Mërgim Dervishaj i cili realizoi njërin nga golat në fitoren kundër Drenicës, për KosovaPress tha se ndihet shumë i lumtur që skuadra e tij ka kaluar në finale dhe se pret që nesër të dalin si fitues të këtij turneu.

Mërgim Dervishaj: Presim të dalim fitues nga turneu “Adem Jashari”

VIDEO:

“Ndeshja shkoi mirë, një lojë aspak e lehtë kundër një kundërshtari që e kemi edhe në Superligë, Drenica Tradita mirëpo dolëm si ekip fituese dhe tani më jemi zyrtarisht në finale ku presim ndonjërën nga këto ekipe, Prishtina 01 dhe Peja ku shpresoj se do të dalim sa më mirë dhe të jemi fitues të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari:”, tha ai.

Ndërsa Arben Zhjeqi, kordinator i futsallit në Kosovë tha se ky turne ishte planifikuar të mbahej në nivel të reprezentacioneve, por që kjo nuk ndodhi për shkak të pandemisë Covid-19.

Zhjeqi: Ky turnin ishte planifikuar të ishte shumë më madhështor, por për shkak të pandemisë nuk kemi arritur ta bëjmë

VIDEO:

“Turneu si çdo vit, ne e kemi vitin e 12 që e organizon Federata e Futbollit të Kosovës. Ne kemi pasur në plan diçka tjetër për ta bërë edhe më madhështor turnirin, të ftojmë ekipe, reprezentacione nga jashtë, kemi pasur dy tri oferta të shteteve shumë të fuqishme në futsall por shkak ka qenë pandemia kështu që kemi vazhduar me ekipe të ligës sonë….Katër ekipe marrin pjesë, Prishtina, Prishtina 01, Peja dhe Drenica….Nesër finalja është prej orës 18:00.”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër Arben Simitqiu trajner i Kombëtares se Kosovës në futsall tha për KosovaPress se Kosova ka shumë lojtarë cilësorë të cilët në të ardhmen do t’i sjellin suksese Kosovës.

Simitqiu: Kosova ka lojtarë cilësore që do ti sjellin Kosovës suksese në të ardhmen

VIDEO:

“Së pari është obligim për të gjithë që të jenë pjesëmarrës në këtë turne për Epopen e UÇK-së, sidomos respektin ndaj familjes Jashari. Sa i përket lojtarëve janë në nivel shumë të lartë, besoj se nesër do të jetë niveli edhe më i lartë pasi që do të jetë dita finale ku do të luhet për fituesin e turneut…..Kosova çdo herë ka pasur lojtarë kualitet, lojtarë të talentuar, lojtarë me cilësi të mëdha. Normal që detyra ime është këtu me i vëzhguar edhe me i përcjell., por ato përcjellje i kam bërë edhe më parë edhe tani dhe besoj se edhe në të ardhmen njëjtë do të vazhdojmë me përcjelljen e lojtarëve…. Lojtarët i njoh prej afër, i përcjelli me vite, e di grupin e lojtarëve në grupin të cilin besoj se mundet me ndihmu për të dërguar Kosovën në një nivel më të lartë edhe besoj edhe për të ardhmen do të jetë një grup me performanca dhe suksese.”, tha në fund ai Simitqiu./KosovaPress