Pasditen e së premtes trafiku rrugor në Prishtinë është vështirësuar dukshëm. Kolona të gjata dhe pothuajse bllokim total u pa në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Pamjet e xhiruara nga KosovaPress në rrugën “Agim Ramadani” tregojnë më së miri gjendjen e krijuar nga tollovia e shkaktuar nga automjete të shumta.
Edhe prania e Policisë nëpër rrugët e Prishtinës këtë të premte ishte më e shtuar, si pjesë e planit për shtimin e sigurisë në trafik, pas aksidenteve të fundit ku pati edhe disa viktima.
Policia vazhdimisht po apelon për kujdes të shtuar, teksa ka paralajmëruar dënime të rënda për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor.
Tani Policia patrullimet po i vazhdon edhe me dron./KP