​“Priping” zyrtarizon londinezin Chris Doran

- in Sport

Klubi prishtinas i ping pongut “Priping” ka zyrtarizuar përforcimin më të ri, anglezin Chris Doran.

Marrëveshjen e ka konfirmuar kryetari i “Priping” Kastriot Orana, përcjell KosovaPress.

Chris shquhet si lojtar i mirë i sportit të ping pongut, ku këtë gjë e tregojnë edhe ligat në të cilat ka marrë pjesë londinezi.

Ligat si ajo e Belgjikës (Nodo, Castelnoise), Francës (Villnerve), Gjermanisë (Sëazenbeck, Bad Hamn) dhe e Suedisë (Btk Recork) janë vendet se ku ka qenë pjesë ai./KosovaPress