​Princi Philip shtrohet në spital

- in Rajoni dhe Bota

Princi Philip, burri i Mbretëreshës Britanike Elizabeth, është shtruar në Spitalin King Edward VII të Londrës, njoftoi sot Pallati Buckingham.

Sipas deklaratës, mjeku i tij këshilloi familjen që ai ende të qëndronte nën mbikëqyrjen e ekspertëve.

Princi Philip nuk po ndjehej mirë këto ditë, kështu që kjo këshillë erdhi si një masë paraprake.

Ai është 99-vjeç dhe do të qëndrojë në spital për disa ditë, në mënyrë që të përcillet gjendja e tij shëndetësore, dhe burime nga pallati mbretëror thanë për Daily Mail se ai nuk kishte nevojë për ndihmë në hyrjen në automjet.

Ndryshe, muajin e kaluar, Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth morën dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit./KosovaPress