​Portugali, Costa: Bllokimi antiCOVID-19 efikas dhe mbetet i domosdoshëm

- in Rajoni dhe Bota

Bllokimi shëndetësor i vendosur në Portugali që nga mesi i janarit ka bërë të mundur ndalimin e valës së tretë të dhunshme të epidemisë COVID-19, por duhet të mbetet në fuqi për të shmangur tragjeditë e reja, tha sot kryeministri portugez Antonio Costa.

“Ideja që tragjeditë nuk përsëriten është e gabuar. Ato përsëriten kur qeniet njerëzore ribëjnë gabimet që shkaktuan këto tragjedi”, shtoi Costa, në ditën që shënon një vit nga raportimi i rastit të parë të koronavirusit të ri në Portugali.

“Unë i bëj thirrje përgjegjësisë qytetare të të gjithëve, në mënyrë që kjo mbyllje të vazhdojë të respektohet me maksimumin e rreptësisë”, theksoi kreu i qeverisë socialiste.

Është e qartë që Costa kërkon të shmangë “gabimet” e bëra pas valëve të para, pranverën dhe vjeshtën e kaluar, kur vendi i hoqi shumë shpejt kufizimet shëndetësore.

Përballë shifrave që tregojnë një rënie të ndjeshme të infektimeve të reja dhe shtrimeve në spital të pacientëve me Covid, gjithnjë e më shumë po shtohen thirrjet që qeveria të fillojë daljen e vendit nga bllokimi./Atsh/KosovaPress