Sot është zhvilluar përballja mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 28-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.
Prizrenasit shënuan fitore kundër Trepçës me rezultat 106:101 (27:31, 29:16, 26:22, 24:32).
Mitrovicasit e nisën më mirë takimin, ku setin e parë e fituan me rezultat 27:31. Seti i dytë i takoi Ponte Prizrenit, ku shifrat ishin 29:16. Kurse, në përgjithësi pas dy seteve rezultati ishte 56:47, përcjell KosovaPress.
Prizreni e vazhdoi ndeshjen duke kryesuar, ku e mbylli setin e tretë me rezultat 26:22. Ndërsa në setin e katërt dhe të fundit, Trepça triumfoi 24:32, por nuk ishte e mjaftueshme pasi që rezultati përfundimtar në semafor tregonte 106:101 në të mirë të Prizrenit.
Te Ponte Prizreni, basketbollistët më të mirë ishin Josh Martin me 21 pikë e 18 kërcime, Urim Zenelaj me 12 pikë e 13 kërcime, Këame Vaughn me 25 pikë dhe Landon Taliaferro me 24, kurse te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 28 pikë, 11 kërcime e 9 asistime, Stavros Toutzaiarkis me 18 pikë e 12 kërcime dhe Burim Zekiqi me 18 pikë.
Ponte Prizreni mbyll garat e rregullta në vendin e parë, me 20 fitore dhe tetë humbje. Ndërsa, Trepça e mbyll me 11 fitore dhe 17 humbje, ku fati i saj varet nga ndeshja mes Sigal Prishtinës e Bashkimit./KP