​Policia shpall në kërkim qytetarin Sami Avdi Berishën për vrasje në tentativë

- in Lajme

Policia e Kosovës në Pejë kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit Sami Avdi Berisha, i lindur më 1 maj 1968 në Irzniq të Deçanit, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Në një njoftim për media thuhet se i dënuari Sami Berisha është i kërkuar për veprёn penale vrasje në tentativë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Ndryshe, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë./KosovaPress