​Policia konfiskon 72 mijë vezë në Vërmicë

- in Lajme

Policia e Kosovës ka konfiskuar 72 mijë copa vezë në pikën kufitare në Vërmicë.

Vezët janë gjetur në një automjet të një shtetasi shqiptar pa dokumentacion përkatës.

“Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, dhe gjatë kontrollimit në automjetin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 72.000 vezë pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP