Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë masat antiCOVID-19.
Planifikimet operacionale kanë për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin dhe parandalimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat e këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë, thuhet në një komunikatë për media.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe t’i respektojnë masat antiCOVID-19, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart./KP