Policia ka arrestuar të dyshuarin S.H., i lindur në vitin 1978, si i përfshirë në rastin e grabitjes së një pompe të derivateve në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë javën e kaluar.
Më 3 mars, dy persona të dyshuar më maska antiCovid dhe me armë në dorë në këtë pompë të derivateve duke e kërcënuar punëtorin i kanë kërkuar para, dhe më këtë rast sipas deklaratës së viktimës, të dyshimtit kishin arritur t’i marrin para në vlerë 2500 euro.
Ndaj personit të arrestuar është ngritur edhe kallëzim penal për grabitje. Policia thotë se është duke punuar për identifikim e personit të dytë në këtë rast./KosovaPress