Një plagosje me armë zjarri është raportuar në fshatin Nobërgjan të komunës së Pejës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, personi është plagosur nga persona të maskuar të cilët ishin futur në shtëpinë e vëllait të tij.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar, të cilët kishin hyr në shtëpinë e vëllait të ankuesit (i cili jeton në Amerikë). Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.. /KP