​Përfundon ëndrra për medalje për Flaka Loxhën

- in Sport

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha është mposhtur në raundin e parë.

Loxha nuk ka arritur që të kalojë në raundin e dytë të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë, ku është mposhtur nga xhudistja sllovene Kaja Kajzer, përcjell KosovaPress.

Krah saj, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova është duke u përballur në raundin e dytë me xhudisten spanjolle Ubasart Mascaro./KP