​Për herë të 13 organizohet turneu ndërkombëtar i boksit për të rinj “Lah Nimani”

- in Sport

Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se më datat 15 dhe 16 maj do të zhvillohet për herë të 13-të turneu ndërkombëtar i boksit për të rinj “Lah Nimani” në Prishtinë.

Në këtë turne do të jenë pjesëmarrës boksierë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Danimarka dhe Sllovakia.

Ky turne do të zhvillohet në parim me masat nga OBSH, MSH dhe IKSHP për pandeminë COVID-19, ku shikuesit nuk do të jenë të pranishëm, ndërsa stafet duhet të mbajnë distancën fizike prej 1.5 deri në 2 metra.

Më datën 15 maj do të zhvillohet gjysmëfinalja në ora 17:00, ndërsa më 16 maj zhvillohet finalja me fillim nga ora 12:00.

Ndryshe, ky është njëherësh i vetmi turne memorial dhe tradicional në vendin tonë, që organizohet për nder të legjendës dhe trajnerit të njohur Lah Nimani, përcjell KosovaPress./KP