​Pentagoni: Negociatori civil amerikan vdes gjatë zjarrit raketor

- in Rajoni dhe Bota

Pentagoni njoftoi se negociatori civil amerikan vdiq sot pasi zemra e tij u dobësua ndërsa ai ishte fshehur gjatë raketave të bazës Ain el-Assad në Irak.

“Ne nuk mund të përcaktojmë përgjegjësinë e kujt është në këtë kohë dhe nuk kemi një pamje të plotë të shkallës së dëmit,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Kirby shtoi se mekanizmat e mbrojtjes në bazën ajrore ishin në përdorim dhe se ministri i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ishte njohur mirë me situatën.

Të paktën dhjetë raketa ranë këtë mëngjes në bazën ajrore irakiane Ain el-Assad, ku ndodhen forcat amerikane dhe irakiane, thanë dy burime të sigurisë, raporton Reuters.

Ushtria Irakiane tha se “sulmi nuk shkaktoi humbje të konsiderueshme”, por nuk dha detaje./KosovaPress