Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Ligës Unike të basketbollit ku u përballën Rahoveci dhe Peja.
Fituese nga ky ballafaqim shumë interesante doli Peja e cila triumfoi me rezultat shumë të ngushtë 73:71, raporton KosovaPress.
Me këtë fitore Peja e ka siguruar kualifikimin në finale të kësaj gare dhe tani e pret fituesin e ndeshjes Goga Basket – Ylli që zhvillohet nga ora 19:00./KP