Dy medalje të arta i ka siguruar Kosova në Kampionatin Evropian të xhudos i cili po zhvillohet në Lisbona të Portugalisë.
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova janë shpallur kampionë të Evropës duke e bërë kështu krenar të gjithë Kosovës, e sidomos vet trajnerin Driton Kuka, përcjell KosovaPress.
“Po përmbushem në çdo aspekt nga nxënësit e mi!”, ka shkruar Kuka pas gjithë këtyre suksese nga xhudistët.
Më tutje Kuka ka potencuar faktin se medalja e fituar nga Akil Gjakova është e para në kategorinë e meshkujve pas 20 medaljeve elitare të fituara nga vajzat.
“Mbreti i Evropës.”, ka thënë ndër të tjera Kuka për Gjakovën./KP